TIRANË

Për herë të parë, këtë vit të ri shkollor 2021-2022, nxënësit e klasave të para do të regjistrohen online në 182 shkolla publike në mbarë vendin nëpërmjet platformës e-Albania. News24 ka mësuar detajet sesi prindërit mund te regjistrojnë vogelushët ndryshe nga vitet e tjera.

Për të aplikuar online për regjistrimin, prindi apo kujdestari ligjor duhet të identifikohen në portalin e-Albania; me pas te krijojnë një aplikim të ri dhe të raportojnë me saktësi të dhënat e kërkuara lidhur me: Bashkinë ku banojnë; Njësinë Administrative përkatëse; Adresën dhe Shkollën ku duan të regjistrojnë fëmijën, gjithashtu ata duhet te zgjedhin mes emrave në listen sipas ndarjeve territoriale të përcaktuara për regjistrimin e nxënësve.

Kjo është e gjithë procedura qe duhet te ndjekin, dhe nuk do u kërkohet asnje dokument shtese. E gjithë procedura online zgjat jo me shume se 1 minutë. Tashme prindërve nuk do iu duhet të marrin më dokumente sa duke u sorrollatur në një institucion në tjetrin apo të mbajnë radhë në shkolla sic ndodh rëndom para fillimit të vitit të ri shkollor. Pasi plotësohet formulari me të dhënat e kërkuara dhe dërgohet me sukses, aplikimi mbërrin në institucionin arsimor ku nxënësi dëshiron të regjistrohet dhe ky i fundit bën procedurën për trajtimin e kërkesës.

Në rastin kur aplikimi është kryer saktë dhe konform rregullave të kërkuara, por edhe kur aplikimi është i pasaktë, institucioni arsimor pasi shqyrton kërkesën njofton elektronikisht nëse aplikimi është pranuar apo refuzuar. Nëse kërkesa për regjistrimin e fëmijës pranohet, prindi duhet të dorëzojë fizikisht në sekretarinë e shkollës Kartelën e Vaksinimit të fëmijës, jo më vonë se 10 ditë para fillimit të vitit shkollor.

Nëse kërkesa për regjistrimin e fëmijës është refuzuar, prindi do të njoftohet edhe për arsyet e refuzimit nga institucioni arsimor përkatës. Aplikimet për tu regjistruar në klasën e parë filluan në datë 15 qershor, por është ministria e Arsimit ajo që do të njoftojë për datën e përfundimit të tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb