Brazili raportoi 1 109 vitkima të reja nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.

Numri i përgjithshëm i viktimave në Brazil arriti në 57 070, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në Brazil u regjistruan rreth 38 693 raste të reja, duke e çuar totalin e rasteve të konfirmuara në 1 313 667.

Sao Paolo është rajoni më i goditur në vend, me 265 581 raste dhe 14 263 viktima.

Në Rio de Zhaneiro janë regjistruar 9 789 viktima dhe 108 803 raste me koronavirus, duke e bërë qytetin e dytë më të goditur në vend.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: