12 viktima janë regjistruar brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, ndërkohë janë identifikuar 132 raste të reja me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit prej 868 testimeve të realizuara, ku u evidentuan rastet në fjalë.

-Shkup 57
-Kumanovë 10
-Dibër 1
-Shtip 13
-Prilep 7
-Tetovë 19
-Strugë 3
-Veles 4
-Manastir 1
-Ohër 5
-Kavadar 1
-Gostivar 6
-Probishtip 2
-Shën Nikollë 2
-Resnje 1

Po ashtu mësohet se 112 pacientë i janë shtuar listës së personave të shëruar, ndërsa të infektuar aktiv me COVID-19 janë 2484.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb