Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 13 raste të reja me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook. Nuk është regjistruar asnjë vdekje në 24 orët e fundit. Janë shëruar nëntë pacientë, derisa numri i rasteve aktive është 324.

“Nga 1.162 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.820. Në total numri i rasteve aktive është 324”, thuhet në njoftim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: