Regjistrohen 13 raste të reja me COVID-19 në Kosovë. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, duke iu referuar të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Mësohet se janë kryer 160 testime.

Gjithashtu sipas njoftimit gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.197 doza të vaksinës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb