Autoritetet greke njoftuan sot për 1305 raste të reja me COVID-19 të konfirmuara nga laboratori , nga të cilat 14 u identifikuan pas kontrolleve në portat e vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 630,784. Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 33 në 24 orët e fundit, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 14,466 vdekje.

Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 348. Mosha mesatare e tyre është 64 vjeç. Që nga fillimi i pandemisë, 3,087 pacientë janë larguar nga ICU, ndërsa pranimi i pacientëve të rinj Covid -19 në spitalet e territorit është 192.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: