Regjistrohen 168 raste aktive me koronavirus në Kosovë. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.312, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 3,139 persona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.280 doza të vaksinës. Deri më sot 823.629 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Po ashtu janë dhënë 103.098 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: