Regjistrohen 18,869 raste të reja me koronavirus në Greqi.

EODY bëri të ditur se 70 raste janë identifikuar pas kontrolleve në portat e vendit, ndërkohë që në total numri i rasteve është 1,742,363. Nga ana tjetër mësohet se 688 janë në intubim, ndërsa mosha mesatare e tyre është 66 vjeç.

Nga pacientët e intubuar, 558 janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 130 janë plotësisht të vaksinuar. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 81 vdekje, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë 22.366 raste fatale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: