Autoritetet greke njoftuan sot se rastet e reja të konfirmuara laboratorike të koronavirusit të regjistruara në 24 orët e fundit në vend janë 1,957, nga të cilat 2 u identifikuan pas kontrolleve në portat e vendit.

Ndërkohë që numri i përgjithshëm i rasteve është 375,831. Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 661. Që nga fillimi i pandemisë, 2,272 pacientë janë larguar nga ICU.

Gjithashtu sot janë konfirmuar edhe 43 raste të reja vdekjesh të pacientëve me COVID-19, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar një total prej 11,365 vdekje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: