ATHINA 

Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik EODY njoftoi sot 2 056 raste të reja të koronavirusit  në Greqi.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 39251. 135 pacientë po trajtohen të intubuar, ndërkohë që 291 pacientë janë liruar nga spitalet.

Njëherazi, gjatë 24 orëve janë regjistruar edhe 6 vdekje të tjera, duke shkuar në 626 vdekje gjithsej në vend.

Edhe Greqia ka pasur raste të konsiderueshme të personave që janë infektuar me Covid-19, si dhe të vdekjeve.

Për pasojë, shteti grek ka vendosur kontrolle në pikat doganore të hyrje-daljeve, me qëllim parandalimin e rasteve të shumta të personave që rezultojnë me Covid-19.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb