Regjistrohen 20 raste të reja me koronavirus në Greqi, ndërkohë që një person ka ndërruar jetë.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 3,409 ku 766 konsiderohet se kanë të bëjnë me udhëtimet nga jashtë.

Ndërkohë, 9 pacientë aktualisht po trajtohen të intubuar. Mediat greke raportojnë se mosha mesatare e tyre është 58 vjeç. Kujtojmë se numri në total i personave që kanë humbur jetën është 192.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: