Autoritetet greke njoftuan sot se rastet e reja të konfirmuara laboratorike të koronavirusit të regjistruara në 24 orët e fundit janë 2188, nga të cilat 5 u identifikuan pas kontrolleve në portat e vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 373.881. Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 677. Që nga fillimi i pandemisë, 2,255 pacientë janë larguar nga ICU.

Njëherësh sot u konfirmuan edhe 56 vdekje të reja të pacientëve me COVID-19, ndërkohë që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar në total një numër prej 11,322 vdekje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: