ATHINË

Organizata Kombëtare Shëndetësore në Greqi, EODY njoftoi sot 240 raste të reja të virusit të ri në vend, nga të cilat 42 shoqërohen me shenja të njohura dhe 34 u zbuluan pas kontrolleve në hyrjet e vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 14 978. Tani, 65 pacientë  po trajtohen në intubim, ndërkohë që 177 pacientë janë larguar nga spitali.

Në 24 orët e fundit  janë regjistruar 4 vdekje të reja, duke shkuar në total 331 vdekje gjithsej në vend.

Greqia është po ashtu një vend që ka shënuar shumë raste të të infektuarve me Covid-19.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb