Autoritetet greke njoftuan sot se rastet e reja të konfirmuara të koronavirusit të regjistruara në 24 orët e fundit janë 2747, nga të cilat 9 u identifikuan pas kontrolleve në portat e vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 290,964, ndërsa numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 790. Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë 1839 pacientë janë larguar nga ICU.  Pranimet e pacientëve të rinj Covid-19 në spitalet e territorit janë 559. Në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithashtu edhe 78 vdekje të pacientëve me COVID, ndërsa që nga fillimi i epidemisë konfirmohet një total prej 8,758 vdekje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: