GREQI

Greqia ka regjistruar 286 raste të reja dhe 3 viktima nga COVID-19 që shënon një rënie me një ditë më parë por s’ka mjaftuar që qeveria mos marrë masa.

Rajoni më problematik mbetet Attika ku është Athina, dhe zv/ministri i brendshëm i ngarkuar për Emergjencat Civile,  Nikos Hardalias ka njoftuar masat e reja në kryeqytet deri më 4 tetor.

Shqetësimi kryesor mbeten grumbullimet e të rinjve kryesisht në vendet ku shitet dhe serviret alkool. Prandaj me masën shtesë, në Athinë ndalohen pas mesnate deri në 5 të mëngjesit kioskat, kantinat e verës dhe tregjet e vogla.

Kjo masë është në fuqi për 10 ditë, por Hardalias paralajmëron se në rast se nuk funksionojnë, atëhere qeveria s’do ngurojë të marrë masën e karantininimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb