Regjistrohen 296 infeksione të reja me koronanvirus dhe 8 të vdekur në Malin e Zi. Lajmi është konfirmuar nga Instituti i Shëndetit Publik. Autoritetet shëndetësore malazeze kanë konfirmuar se janë shëruar 119 pacientë.

U analizuan 749 mostra me dyshim të virusit, që do të thotë se më shumë se dy të tretat e personave të testuar ishin infektuar.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në lidhje me COVID-19 nga fillimi i qershorit është 137 dhe që nga fillimi i vitit 146.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: