Autoritetet greke raportuan 91 vdekje nga COVID-19 në një ditë, teksa numri i të intubuarve në ICU arrin në 824. Që nga fillimi i pandemisë, 1927 pacientë janë larguar nga ICU.

Në të njëjtën kohë, Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik publikoi sot 3.067 raste të reja të Covid-19 në Greqi, nga të cilat 13 u identifikuan pas kontrolleve në portat e vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 311,033. Nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 9330 vdekje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: