Regjistrohen 335 raste aktive me koronavirus në Kosovë. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.748, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 2,983 persona. Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.349 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.612.311 doza të vaksinës. Deri më sot 759.901 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: