Regjistrohen 419 raste aktive me koronavirus në Kosovë. Të dhënat janë bërë të ditura nga Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.033, ndërkaq nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,990 persona. Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.324 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.671.559 doza të vaksinës. Deri më sot 782.060 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: