Ministria e Shëndetësisë në Greqi publikoi sot shifrat, duke thënë se janë shënuar 588 raste të reja të virusit të ri në vend, nga të cilat 11 janë zbuluar pas kontrolleve në hyrjet e shtetit.

Numri i përgjithshëm i rasteve është  deri më tashmë, 131 072.

Ndërkohë, që 515 pacientë  po trajtohen të intubuar, 800 pacientë të tjerë janë liruar nga spitalet.

Gjithashtu sot ministria greke e Shëndetësisë  publikoi edhe 70 vdekje të tjera të regjistruara, duke shkuar kështu në 4 172 vdekje gjithsej në vend.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb