GJIROKASTËR

Koronavirusi vazhdon që të njohë përhapje, kudo në Shqipëri.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për “Balkanweb” se në Gjirokastër janë shënuar 71 raste të reja me Covid-19.

Ndër personat që janë infektuar me koronavirus, janë edhe funksionarë të bashkisë.

Edhe në fillime, në Gjirokastër nuk u raportuan shumë raste me Covid-19, tashmë virusi ka një shtrirje të konsiderueshme në qytetin jugor.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb