7,470 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Itali. Mësohet se shkalla e pozitivitetit është 2.9%, nga 3.3% të premten.

Po ashtu raportohet për 45 vdekje, ndërsa 5,462 persona janë shëruar.

Mediat italiane bëjnë të ditur se 11 pacientë u shtruan në terapi intensive, ndërkohë 41 pacientë të tjerë u shtruan në spitalet Covid ditën e premte.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: