Autoritetet greke njoftuan se rastet e reja të konfirmuara laboratorike të koronavirusit të regjistruara në 24 orët e fundit janë 791, nga të cilat 1 u zbulua pas kontrolleve në portat e vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 413,954. Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 375. Që nga fillimi i pandemisë, 2,549 pacientë janë larguar nga ICU. Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 11, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar një total prej 12,381 vdekje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: