Maqedonia e Veriut ka regjistruar 83 raste të reja me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2.704 teste. Gjithashtu bëhet e ditur se dy persona kanë humbur betejën me virusin, një nga Shkupi (67) dhe një nga Kavadari (80).

Rastet e reja janë në Shkup – 40, Prilep – 8, Kumanovë dhe Ohër nga 6, Tetovë dhe Radovish nga 5, Manastir – 3, Strugë dhe Kërçovë nga 2, Kavadar, Strumicë, Sveti Nikollë, Berovë, Demir Hisar dhe Pehçevë nga 1.

Janë regjistruar 259 pacientë të shëruar nga coronavirusi. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 154.804, numri i pacientëve të shëruar është 146.302, numri i vdekjeve është 5.232, ndërsa numri i rasteve aktive është 3.270.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb