Regjistrohen 8.642 raste të reja me koronavirus në Turqi, ndërsa 95 persona kanë ndërruar jetë.
Numri i përgjithshëm i rasteve tani ka kaluar shifrën 2,55 milionë, kurse numri i të vdekurve ka arritur në 27.093, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërkohë, rreth 7.903 pacientë të tjerë kanë fituar betejën e tyre kundër virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në mbi 2,44 milionë. Numri i pacientëve me COVID-19 në gjendje kritike qëndron në 1.308, treguan shifrat e fundit.

Mbi 31 milionë teste janë bërë në Turqi deri më tani, duke përfshirë 135.867 gjatë ditës së kaluar. Kujtojmë se më 14 janar, Turqia nisi një fushatë masive vaksinimi kundër COVID-19 duke filluar me punonjësit e kujdesit shëndetësor. Që nga dhjetori i vitit të kaluar, Turqia ka zbatuar kufizim të lëvizjes për të frenuar përhapjen e virusit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: