Dy lëkundje tërmeti janë regjistruar sot në orët e para të mëngjesit në itali. I pari me magnitudë 3 është regjistruar rreth orës 2:12 në provincën veri-lindore të Romës, pranë Trivolit.

Sipas Institutit kombëtar të gjeofizikës dhe vulkanologjisë, tërmeti e kishte epiqendrën mes Marcellinas dhe San Polo dei Cavalieri.

Lëkundja tjetër me magnitudë 3.3 ka qenë rreth orës 5:13 minuta në Crotone dhe epiqendra ka qenë në thellësinë 26 km, 3 kilometra në lindje të kryeqëndrës kalabreze. Nuk ka raportime për dëmë në njerëz apo materiale.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: