Lëkundje të njëpasnjëshme po regjistrohen në Shqipëri këtë të hënë.

Së fundmi, Qendra Sizmologjike Evropiane, njofton se një tërmet me magnitutë 3.4 ballë të shkallës rihter është regjistruar 21 kilometra larg nga Tepelena dhe 109 kilometra larg nga qyteti i Elbasanit.

Po ashtu, lëkundje po me të njëjtën madhësi, janë regjistruar edhe në Himarë. Sakaq, në orët e para të mëngjesit të sotëm janë ndjerë edhe dy lëkundje tërmeti në Tiranë.

Lëkundjet janë shënuar rreth orës 6:00 të mëngjesit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: