Janë regjistruar gati 18 milionë persona të infektuar me koronavirus në të gjithë botën.

Saktësisht, numërohen si të infektuar me Covid-19, në mbarë globin, 17 909 178 persona.

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në botë deri tani ka shkuar në 685 930 njerëz.

Ndërsa, deri tani janë shëruar nga Covid-19 në botë 11 266 598  individë.

Shteti me më shumë të infektuar nga koronavirusi në botë është SHBA, pasuar nga Brazili, India, Rusia, Afrika e Jugut, Meksika, Peruja, Kili etj.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb