Kur duhen pak më shumë se një orë nga nisja e derbit të madh të kryeqytetit, në stadiumin “Air Albania “ janë regjistruar incidentet e para. Tifozë të Tiranës që janë grumbulluar në hyrjen që i çoj në tribunën e tyre pas porte, kanë lëshuar shishe uji dhe flakadanë kundër policisë.

Arsyet ende nuk janë të qarta, por hamendësohet se gjithçka duhet të ketë lidhje me kërkesën e uniformave blu, që nuk do të lejojnë hyrjen e ultrasve në stadium pa kartat e identitetit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb