Janë regjistruar në Kroaci dy raste të variantit të koronavirusit afrikano-jugor.

Siç raportohet nga mediat vendase, bëhet fjalë për dy persona që janë kthyer nga Zanzibari. Në Kroaci ka raste të shumta të variantit anglez të koronavirusit.

Ndërkohë një rast i parë i varianti të afrikano-jugor të virusit është raportuar gjithashtu në Slloveni, ku është diagnostikuar një mjek në Maribor që është kthyer nga Namibia.

Kontrollet po zhvillohen edhe për persona të tjerë që ishin me mjekun në Afrikë dhe që u kthyen në Slloveni me të.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb