Rreth 1 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë. Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.121, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 2,991 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.010 doza të vaksinës kundër COVID-19. Deri më sot 788.240 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: