Regjistrohet zyrtarisht emri i ri “Partia e Lirisë”. Gjykata e Tiranës ka regjistruar ndryshimin e emrit nga Lëvizja Socialiste Integrim në Partinë e Lirisë.

Po kështu me vendim të gjykatës, janë regjistruar edhe ndryshimet në strukturat drejtuese duke njohur zyrtarisht si kryetar ish-presidentin Ilir Meta dhe zv/kryetar, Agim Neshon.

Pas vendimit të gjykatës, pritet që ndryshimet t’i përcillen edhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si subjekt i interesuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb