TIRANE- Në kuadër të turit të llogaridhënies publike, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë takimit me banorët e Pezës, i ftoi ata të bëhen pjesë e platformës së bashkëqeverisjes, sepse aty do të gjejnë përgjigje për shqetësimet e tyre.

“Çdo ditë jemi sy e veshë nga kërkesat e qytetarëve sepse kemi marrë një angazhim: Të qeverisim me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi. Ndaj ju ftoj të shkruani në platformën e bashkëqeverisjes sepse brenda 10 ditëve shqetësimi juaj do të adresohet për zgjidhje”, tha Manastirliu.

Gjithashtu ministrja tha se “që nga drejtori te specialisti, administrata publike do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe nuk do të ketë imunitet për asnjë zyrtar që sorollat qytetarët për të marrë shërbimin që u takon”.

Në këtë takim merrnin pjesë edhe deputetët Gjylameti e Pëllumbi, kryetari i Bashkisë Veliaj dhe përfaqësues të pushtetit vendor, banorët ngritën problemin e legalizimeve, rrugës nacionale, qendrës shëndetësore, etj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb