Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla pa nga afër punën që po bëhet për hapjen e kanaleve kulluese në zonën e Bradasheshit.

Balla tha se angazhimi i Bashkisë së Elbasanit është maksimal, por kërkoi edhe bashkëpunimin e fermerëve. Ai tha se Agjencia e Shërbimeve Publike pranë bashkisë Elbasan është çdo ditë në terren për të marrë masat që asnjë centimetër tokë bujqësore të mos përmbytet.

Sipas tij, falë kësaj pune, në këtë kohë reshjesh dëmet në bashkinë e Elbasanit kanë qenë minimale.

‘Bashkë me Agjencinë e Shërbimeve Publike të Bashkisë Elbasan po vijojmë të kujdesemi që asnjë centimetër tokë bujqësore të mos pushtohet nga ujërat dhe të gjitha kanalet e kullimit të jenë në funksionim.

Edhe kjo ndërhyrje e sotme po bëhet në kohën e duhur dhe dua t’I them fërmerëve që ne do të kujdesemi për pjesën që na takon ne, por kërkojmë bashkëpunimin e tyre për pjesën që u takon.’

Bashkia ka marrë masa për pastrimin e kanaleve parësore dhe dytësore, ndërsa kanalet e treta janë nën kujdesin e fermerëve. E rëndësishme, tha Balla, është që asnjë centimetër tokë bujësore të mos përmbytet dhe të kemi një sezon të mbarë bujqësor.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb