Vijojojnë investimet në bujqësi për të lehtësuar punën e fermerëve në zonat e Librazhdit në prag të sezonit të vaditjes.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Kastriot Gurra pa nga afër punën që po kryhet për rehabilitimin e Kanalit vaditës të Rrinës në Librazhd.

Ky kanal mbulon vaditjen e rreth 1400 ha tokë bujqësore në disa fshatra të Librazhdit.

Në fjalën e tij Balla tha se ky është një kanal që mbulon disa fshatra dhe natyrshëm që investimi në këtë kanal ka qenë një domozdoshmëri.

“Me përfundimin e punkmeve të këtij kanali ne përmbyllim një prej investimeve më të rëndësishme në rrjetin e kanaleve vaditëse”, deklaroi Balla.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb