Rei Manaj humbi sot një penallti në ndeshjen e debutimit të tij me Pizën, por për trajnerin Ivan Xhenaro Gatuzo, kjo nuk do të thotë asgjë, pasi sulmuesi shqiptar kishte treguar sa vlente në fushën e lojës.

“Manaj ka edhe më shumë personalitet se sa duhet po të merret në konsideratë fakti që është i datëlindjes 1997. Sulmon thellësinë, ka vrap, punon mirë, pastaj që të humbasësh penalltitë është gjë që ndodh.
181329059-5052972f-57d2-4ea0-9f64-e217b16e0b74-470x265

Ai që gjuan penalltitë në skuadrën tonë është Manini, por ia unë që i dhashë besimin Reit dhe desha që ta gjuante ai penalltinë”, shpjegoi Gatuzo në konferencë për shtyp pas ndeshjes duke lënë të kuptohej se ky episod nuk do të ndryshonte mendimin e tij për djaloshin shqiptar.
Gatuzo-470x313

Megjithatë, suksesi 1-0 për ekipin e tij mban sidomos emrin e Samir Ujkanit, i cili bëri një pritje të shkëlqyer pak çaste pasi Manaj kishte dërguar në tribunë gjuajtjen e tij nga pika e bardhë. “Skuadra ka bërë një ndeshej shumë të mirë, por sot duhet të falënderojmë Ujkanin i cili pas penalltisë së gabuar bëri të tijën. Në minutën e 91 e realizoi ai penalltinë”, deklaroi Gatuzo, i cili ka insistuar personalisht që të kishte në skuadër portierin shqiptar. /panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: