Pas dy sezonesh te Milani, Tijjani Reijnders u largua nga Milani, për të nisur një aventurë të re te Manchester City.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, mesfushori i ka falenderuar të gjithë për mbështetjen.

“Të luaja në “San Siro” ishte një ëndërr. Që tani e tutje do ta mbaj Milanin në zemrën time dhe do të jem gjithmonë një kuqezi. Faleminderit shumë dhe gjithmonë Forca Milan”, shkroi holandezi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb