Kristjan Asllani, nga një i panjohur, brenda pak kohësh, është kthyer në një nga lojtarët më të lakuar në Serie A. Talenti kuqezi fitoi një fanellë titullari tek Empoli, por me sa duket nuk pritet të qëndrojë dhe shumë gjatë te klubi toskan pasi për të interesohen disa nga klubet më të mëdha në Itali.

Asllanii
Asllanii

Pas Milan e Inter, ku kuqezinjtë shohin tek ai Pirlon e ri ndërsa zikaltërit pasuesin e Brozovic, në garë për Asllanin është futur edhe Napoli. Sipas mediave italiane, drejtori sportiv i Napolit, Giuntoli, po monitoron nga pranë situatën e Asllanit. Sigurisht është ende herët të paraqitjen me një ofertë zyrtare, pasi deri më tani talenti kuqezi ka zhvilluar vetëm 15 ndeshje në elitë, por mbetet një emër që i josh shumë.

Napoli
Napoli

Edy Reja edhe këtë herë mbetet një promotor i madh i talenteve shqiptare, aq më shumë kur bëhet fjalë për Napolin, skuadër që ka ende lidhje të forta. Mbi këtë temë, për interesimin e Napolit për Asllanin, ka ndërhyrë edhe Corsi, presidenti i Empolit:

Corsi Napoli
Corsi Napoli

“Nuk do t’ia jepja edhe nëse do të ishte e vërtetë(qesh). Për Asllanin mund të them vetëm që duhet të jetë i përqendruar. Reja e telefonoi pas është i mrekulluar nga ajo që ka parë tek Asllani”, u shpreh presidenti i Empoli.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb