Më në fund vijnë lajme pozitive për Edy Reja-n. Në kushte emergjence, me shumë lojtarë të dëmtuar, trajneri i përfaqësueses mund të mbështet tek Elseid Hysaj për dy ndeshjet e shtatorit. Anësori kuqezi u rikthye titullar për Lazio-n në sfidën e parë të fazës së grupeve në Europa League, atë kundër Feynoord. Hysaj, ashtu si pjesa tjetër e ekipit, dhuroi një paraqitje pozitive duke marrë një trepikësh pas fitores 4-2.

Luis Alberto, Felipe Anderson dhe Vecino me një dopjetë, ishin autorë të golave. Në përfundim të 90-minutëshit, Hysaj u vlerësua me notën 6-të.

Ndryshe nga Lazio, Roma e nis me humbje këtë edicion të Europa League. Ekipi i Jose Mourinho-s u mposht në transfertë nga Ludogorets me rezultatin 2-1: “Rezultati ishte një gënjeshtër, të paktën kjo përshtypje mu krijua. Nuk zhvilluam një ndeshje fantastike, por besoj se ishte mjaftueshëm për të fituar, ose të paktën për të mos humbur. Për fat të mirë janë edhe 5 ndeshje në lojë”, u shpreh Mourinho pas sfidës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb