Armando Broja nuk po arrin të lë gjurmë të Chelsea, skuadër që beson shumë te talenti kuqezi teksa i rinovuan kontratën deri në 2028 duke refuzuar në mënyrë konstante çdo ofertë që erdhi gjatë merkatos së verës. Ky fakt nuk e largon sulmuesin kuqezi nga tregu i transferimeve, përkundrazi, Broja mbetet një emër prezent.

Armando Broja është një profil që pëlqehet shumë në Itali, ku më herët u fol për një interesim të fuqishëm nga ana e Napolit, por së fundmi edhe Reja ndryshoi mendim duke theksuar se Broja nuk i përshtatet Napoli pasi është një lojtar shumë individualist, me karakteristika të ngjashme me Osimhen.

Broja
Broja

Emri i Brojës del sërish në skenë këtë të premte, ku sipas mediave italiane, në garë për të siguruar shërbimet e tij mund të futet e Juventus. Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” pritet të ndryshojnë strategji gjatë verën e ardhshme, ku kërkojnë të gjejnë në treg në sulmues të ri, emri dhe karakteristikat e Brojës e joshin jo pak. Ideja e bardhezinjve është të largojnë Moise Kean për ti bërë vend Brojës. Gjithnjë sipas mediave italiane, Juve duhet të fitojnë balotazhin me Milan, një tjetër “big” i futbollit italian që kërkon shërbimet e Brojës, gjithnjë nëse Chelsea vendos ta lë të lirë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb