Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edy Reja ka folur në prag të sfidës ndaj San Marinos duke e konsideruar kundërshtarin si një ekip jo të lehtë.

Për Rejan nuk ka ekipe të lehta, dhe kjo u vërtetua për Shqipërinë në Andorra ku fitoi vetëm falë një goli të Lenjanit.

‘’Ka shumë raste kur paraqitemi në zonë me 4-5 lojtarë, 2 sulmues plus mesfushorët, Gjimishiti mund të na vlejë dhe në sum. Dua t’ju sjell në mendje, se thuhet shpesh që San Marino është ekip i lehtë, s’ka më skuadra të lehta. Janë të përgatitur dhe organizuar. E patë çfarë na ndodh në Andorra. Do të mundohemi të bëjmë tonën.’’- tha Reja.

Sipas Rejas, Shqipëria ka rënë në një grup shumë të vështirë por po rritet. Për teknikun italiane rritjen konstante kombëtarja duhet ta tregojë me Anglinë, Poloninë e Hungarinë.

‘’Kemi rënë në grup shumë të vështirë, po rritemi. Duhet të bëjmë hapa të rëdënsishëm përpara. Ne jemi rritur, e kemi bërë në mënrë konstante. Sigurisht duhet ta tregojmë ndaj Anglisë, Polonisë e Hungarisë. Do të na tregojë se çfarë mund të arrijmë në të ardhmen.’’- deklaroi ai.

Më tej Reja ka folur edhe për eksperiencën e deritanishme tek Shqipëria, duke thënë se e ndjen veten si në shtëpinë e tij, ndërsa si kombëtare ka më shumë hapësirë për jetën.

‘’Kam patur oferta nga klubet, jo se kam refuzuar, por kam zgjedhur Shqipërinë. Shqiptarë e duan shumë Italinë, këtu ndihem si në shtëpinë time. Duke qenë dhe kombëtare kam më shumë hapësirë.’’- përfundoi italiani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb