“Mirupafshim Edi Reja’, ky titull i të përditshmes italiane “La Gazzetta dello Sport” trazoi jo pak ambientin sportiv dhe në Shqipëri, ishte një moment kur të gjithë prisnin rinovimin e kontratës. Në fakt, të dy palët, Duka dhe Reja kanë negociuar gjatë mbi kontratën e re, mbi 5 orë diskutime për të gjetur një zgjidhje që kënaq të dy palët. Si Duka dhe Edi Reja, mjeshtër në situata të tilla kanë ngacmuar jo pak në distancë njeri-tjetrin, të dy bashkohen në një pikë, dëshirojnë të vazhdojnë bashkëpunimin por sipas kushteve respektive.

Edi Reja
Edi Reja

FSHF i ka ofruar italianit një kontratë 4-vjeçare, më saktë një kontratë 2+2, në rast se Shqipëria arrin të kualifikohet për në “Katar2022”, automatikisht kontrata rinovohet edhe me dy vite te tjera. Nga kjo kontratë Reja do të përfitoj 25 mijë euro në muaj, në total 1,2 milion euro në katër vite. Italiani ka qenë dhe mbetet skeptik, jo gjithçka nën kontratë e kënaq, mbi të gjitha kohëzgjatja, kjo ka bërë që rinovimi zyrtar, firma mbi kontratë të vonoj. I kontaktuar nga BalkanWeb, presidenti i FSHF-ës konfirmoi se: “Është e njëjta situate. Un kam mendim pozitiv por nuk ka akoma firmë mbi letër”, u shpreh Duka.

Duka
Duka

Në një intervistë për mediat italiane, numri një i FSHF-ës konfirmoi sërish dëshirën për të vijuar bashkëpunimin me teknikun italian: “Reja nuk rrezikon asgjë, ka bërë një punë të mirë. Sigurisht që edhe ai ka pjesën e gabimit, si të gjithë ne. Ndaj Andorrës duhet të bënim më mirë por Reja nuk rrezikon”, u shpreh Duka.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: