Trajneri i Shqipërisë, Edy Reja është shprehur i kënaqur për lojën dhe fitoren e Shqipërisë sot në miqësoren vëllazërore ndaj Kosovës. Reja kujtoi se duhej një miqësore e tillë në prag të sfidave deçizive nv Ligën e Kombeve ndaj Bjellorusisë e Kazakistanit.

Ai nuk fsheh simpatinë për disa lojtarë të rinjë që u provuan sot si Selahi, Albi Doka apo 17-vjeçari Çepele teksa vlerëson dhe protagonistët Balajn e Uzunin.

Reja thotë se një rezultat negativ ndaj Kosovës do e dëmtonte shumë Shqipërinë, por gjithça shkoi mirë dhe shpreson që të rinjtë si në rastin e sotëm të jenë pjesë e projektit kuqezi edhe për Euro2024.

Reja i kënaqur pas fitores me Kosovën: Gjithçka shkoi mirë, një rezultat negativ do na dëmtonte. Sot më pëlqyen…

”Shpresojmë që të rinjtë të jenë pjesë e projektit tonë për Europianin e 2024. Sot më pëlqyen shumë lojtarë. Provova Selahin dhe Dokën. Një miqësore e vlefshme që lojtarët të fitojnë sa më shumë minuta dhe eksperiencë. Nuk mund të leme pa përmendur këtu Çepelen. Një lojtar që tregoi personalitet. Është vetëm 17-vjeç. Sot bëri një paraqitje shumë të mirë. Janë lojtarë që mund të na shërbejnë në të ardhmen. Të shikojmë.

Ka qenë e rëndësishme për ne që të luanim këtë miqësore. Kur thashë që doja ta evidentoja ishte për shkak të situatës së pandemisë. Në aspektin moral një rezultat negativ me Kosovën do na kishte dëmtuar, por gjithçka shkoi mirë.

Jam i lumtur për Balajn dhe për lojtarët e tjerë. Bëmë një paraqitje të mirë dhe arritëm 2 herë te goli. Jam i kënaqur që fituam ndaj Kosovës, skuadër që ka në përbërje lojtarë cilësorë që luajnë në kampionate elittare. Thatë Balajn, por kemi edhe Cikalleshin. Në përgjithësi jam i kënaqur, me skuadrën dhe atë ç’ka tregoi në fushë.

Ka bërë një paraqitje të mirë. Edhe fakti që dhënë asist më kënaq. Aktivizohet me një skuadër si Ferencvaroshi që luan në Champions. Është i motivuar dhe po bën mjaft mirë. Ai ndihet mirë edhe kur luan në qendër. Është më mirë kur luan në ka me karakteristikat që ka. Është më shumë i përshtatshëm në lojën që ka.”- tha Reja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb