Trajneri Edi Reja ka debutuar me humbje në sfidën e tij të parë si trajner i Shqipërisë. Pas ndeshjes, italiani u shpreh për RTSH se i vinte shumë keq që humbiste një ndeshje si kjo ndaj Islandës, ndërsa pretendon edhe një 11-metërsh në favor të kuqezinjve.

Të vjen keq të humbasësh një ndeshje të tillë?
Po! E nisëm mirë. 20 minutat e para e nisëm mirë. Krijuam disa raste. Fituam një lloj superioriteti të lojës. Ata nuk bënë ndonjë gjë të madhe, përveç lojës ajrore. Luajtëm më mirë, e kërkuam golin deri në fund, kur ranë fuqitë. Mëkat, sepse patëm dy raste për gol në fillim, patëm raste edhe në pjesën e dytë. Për rezultatin më vjen shumë keq, jam i tërbuar, sepse ishte edhe një penallti në favorin tonë. Fati nuk ishte me ne.

Goli i pësuar…
Pavarësisht aftësive të dukshme të sulmuesit, ne nuk duhet ta lejonim që ai të kalonte në atë mënyrë.. Ishte një pamjaftueshmëri e jona si dhe një aftësi e tij. Ndoshta mund të bëhet një faull taktik, nuk mund të bëhet ai gabim aty, edhe pse lojtari depërtoi bukur dhe u tregua i zoti. Patëm 3 mundësi ta ndalnim, ishte një gabim fëminor, i pafalshëm”.

Zëvendësimet…
Ajo që tentova me ndryshime, ishte ti jepja një rritëm më të shpejtë loja. Doja të shfrytëzoja aftësitë e Kaçes. Patëm disa raste që mund t’i shfrytëzonim akoma më mirë, por nuk ia dolëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb