Edi Reja rikthehet në skenë. Trajneri i njohur italian ka rrëfyer se ka zhvilluar një tjetër bisedim me drejtuesit e FSHF-së ku ka kërkuar 24 orë kohë për të vendosur dhe zbulon se çdo gjë do të varet nga rezultati i sotëm i Shqipërisë. “Ditën e djeshme fola me përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit, kërkova 24 orë kohë për të vendosur. Çdo gjë do të varet nga ajo që do të bëjë sonte përfaqësuesja kundër Andorrës”, tha kandidati potencial për stolin kuqezi për “Citaceleste”.

Më pas Reja, i pyetur nga “Citaceleste”, një media laciale, është shprehur dhe për ndëshkimin e Strakoshës nga ana e Panuçit, duke e cilësuar si diçka të ekzagjeruar. “Një vonesë edhe ndodh, ai ndëshkim mu duk shumë i tepruar”, u shpreh Reja.

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: