TIRANË

Reklamat kundër opozitës dhe ‘fake news’ kanë dëmtuar opozitën në zgjedhjet e 25 prillit. Në këtë konkluzion dalin si analisti Artur Zheji ashtu dhe kryeredaktori i Birn Besar Likmeta, i cili ka kryer investigimin sipas të cilit 218 reklama politike sulmonin kryedemokratin Lulzim Basha dhe opozitën para zgjedhjeve, teksa burimi i financimit është i panjohur.

Zheji deklaroi në “Pikat mbi i” në News24 se sloganet e kryeministrit dhe mesazhet e këtyre reklamave janë në rezonancë dhe kanë krijuar dëshpërim në elektoratin demokrat.

Nga ana tjetër Likmeta deklaron se shumë pak njerëz nga ata që i kanë parë këto reklama i kanë kuptuar manipulimet, si në rastin e videos ku Basha pranon se fle gjumë.

“Unë mendoj që kemi të bëjmë me një rezonancë të sloganeve të kryeministrit dhe të forcës që ai drejton me mesazhet dhe mishërimin e këtyre gjërave në deformacionin e teksteve. E gjithë kjo krijon një dëshpërim të madh në elektoratin kundërshtar që vetë ai ka pranuar këtë dobësi.
Teknika shumë të stërholluara që e kanë dëmtuar realisht figurën e Lulzim Bashës shoqëruar me disa media që i kanë dhënë jehonë.
Është krijuar një bindje një influencim i opinionit publik duke krijuar demoralizim të pjesshëm tek demokratët. Unë mendoj që duhet PD dhe opozita në përgjithësi, jo vetëm që nuk duhet t’i bënte këto investigime zoti Likmeta por edhe partitë që të krijojnë antivirusin. ky është një virus shumë i keq që falsifikon votën që ç’ke me të. Ne e kemi hasur por nuk e kemi trupëzuar. këto 5 faqe janë me 5 gryka të helmuara”, deklaroi Zheji.

“Facebook ka folur ti raportojë rreth muajit mars, shumica e kësaj fushate ka nisur më herët, nga muaji nëntor deri në shkurt. Vetëm një nga faqet ka pasur aktivitet të madh gjatë fushatës. Besoj se një nga njerëzit që i ka pasur këto faqe ka pasur dijeni që “Facebook” po lëviz për çështjen e reklamave.
Përveç bashkëpunimit kemi akses në një aplikacion që të jep qasje tek të dhënat statistikore mbi numrin e vizitorëve që ka një faqe, numrin e videove, të dhëna statistikore për faqet publike.
Sa i përket shifrave, sa para ka harxhuar “Facebook” nuk të jep të dhënat historike. Është e qartë që ajo reklamë është e sponsorizuar dhe ka pasur 203 mijë shikime. Po të shohësh dhe komentet, shumë pak njerëz e kuptimin që ishte e manipuluar. Dhe unë kur e kam parë për herë të parë nuk e kam parë nivelin e manipulimit.
Këto reklama janë targetuar në atë pjesë të ‘Facebook’ ku janë videot.
Një nga reklamat që kanë qenë më popullore të këtij rrjeti faqesh ka qenë 3 sekonda. Reklama tentonte të jepte mesazhin që pas zotit Basha qëndronte zoti Berisha, me një imazh të thjeshtë që ata zëvendësonin njeri-tjetrin. nuk ka pasur vetëm reklama kundër PD, por edhe reklama që mbështesnin punën e qeverisë. Identifikimi politik është shumë i qartë”, tha Likmeta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb