Analisti Artur Zheji dhe gazetari i njohur investigativ Besar Likmeta, kanë diskutuar në emisionin “Pikat mbi i” në “News 24” në lidhje me reklamat e përdorura në fushatë.

Zheji theksoi se dyqind vetë më së paku kanë monitoruar fushatën e opozitës dhe kanë pasur në target Bashën.

Likmeta vlerësoi se shumica e njoftimeve në rrjetet sociale nuk bëhen nga kandidatët, por kanë financues të panjohur e të paidentifikueshëm.

Besar Likmeta: Gjatë fushatës zgjedhore, kemi parë si funksionojnë “Facebook” dhe rrjetet e tjera sociale. Janë bërë reklama në rrjetet sociale. Shumica e reklamave, që quhen para të errëta në anglisht, nuk bëhen nga kandidatët. Ka edhe manipulime video, ku një njeri duket sikur ka thënë diçka, që nuk e ka thënë. Kishim një video të tillë të Bashës, e kjo video ishte në “Facebook” dhe kishte 200 mijë shikime, e 200 mijë shikime nuk janë pak, që do të thotë se të gjithë këta persona kanë marrë mesazh të gabuar. Mund të ndodhë që një qytetar në “Facebook” shikon disa herë të njëjtën video. Janë menaxherë, që nuk njihen se kush janë. Manipulimi i mesazhit mund të jetë çështje civile, por penale nuk besoj.

Reklamat politike janë në njëfarë të paligjshme. Nuk ka rregullim të qartë për mediat sociale, por reklamat të ishin të identifikuara së paku. Është e qartë se reklamat mbështesin PS, sepse thonë “jo gjumë, por punë”, “votoni 12”, duket që janë pro Partisë Socialiste. Në momentin që ne nuk e dimë se kush ka financuar reklamat, ne nuk dimë se kush fshihet pas gjithë kësaj. Kjo gjë është e rrezikshme, se prsh një shtet i huaj mund të ndërhyjë dhe të shtyjë njerëzit në konflikt.

Artur Zheji: Sipas informacioneve të mia, gjatë fushatë së paku 200 persona kanë monitoruar fushatën e opozitës, duke pasur target kryesor Bashën. Ata donin ta bënin Bashën qesharak, duke tjetërsuar ndonjëherë edhe mesazhin.

Vendosin edhe fjalë në gojën e Bashës, që ai nuk i ka thënë. Dhe, këto video kushtojnë shumë. Rama ka qenë sulmuesi kryesor i Metës dhe Berishës, duke përjashtuar Bashën. Kemi të bëjmë me strukturë menaxheriale, e të bërit fushatë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb