TIRANE- Pas vendimit më të fundit të qeverisë për heqjen e të gjitha reklamave publicitare mbi lojërat e fatit, nga mediat dhe portalet, vjen një reagim nga Autoritetit i Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Përmes një deklarate në faqen e saj zyrtare, AKEP bën me dije se në bashkëpunim me Autoritetitin e Mediave Audioviziove ka kryer sot verifikimin e faqeve e web-ve. Nga kontrollet e ushtruara rezultoi se ana e mediave dhe portaleve online ka patur një veprim efikas në heqjen vullnetare të reklamave nga faqet e internetit deri në orën 17.00 të ditës së sotme.

Ligji për heqjen e lotove dhe kazinove nga zonat e banuara dhe respektimin e distancave minimale prej 100 metra ndërmjet pikave të basteve dhe nga institucionet fetare, institucionet e arsimit parauniversitar dhe institucionet e arsimit të lartë do të vihet në fuqi në janar të 2019-ës.

DEKALRATA E AKEP
Mbi verifikimin dhe bllokimin e faqeve domain me përmbajtje publiciteti mbi lojërat e fatit në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore ne fuqi
Në mbështetje të Ligjit Nr. 9918, datë 19.05.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe Ligjit Nr. 155/2015 “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë” AKEP në bashkëpunim me Autoritetitn e Mediave Audioviziove ka kryer sot verifikimin e faqeve web në domain. al dhe nën domain-et .gov.al, .mil.al, .edu.al, .com.al, .org.al dhe .net.al dhe domaine të tjera( si psh .com, .net etj), të cilat përmbanin publicitet mbi lojërat e fatit në kundërshtim me nenin 9 pika 2 të Ligjit Nr. 155/2015 “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Pas verifikimeve të kryera, grupi i punës në AKEP ka konstatuar se nga ana e mediave dhe portaleve online ka patur një veprim efikas në heqjen vullnetare të reklamave nga faqet e internetit deri në orën 17.00 të ditës së sotme, 10 tetor 2018.
Ndërkohë që AKEP në bashkëpunim me AMA dhe institucionet e tjera të përfshira do të vijojë monitorimin e zbatimit të legjislacionit në këtë fushë dhe do të bllokojë çdo domain i cili do të tentojë të rikthehet në praktikën e shkeljes së ligjit në këtë drejtim.

PARALAJMERIMI I RAMES
Kujtojmë se dje kryeministri Rama paralajmëroi edhe mediat të cilat shkelin ligjin për transmetimin e reklamave të lojërave të fatit apo lotove në Shqipëri. Ai tha se të gjitha do të kontrollohen rreptësishtë dhe do të mbahen në monitorim. Gjithashtu krahas paralajmërimeve për televizionet dhe radiot në Shqipëri, Rama deklaroi se do të kontrollohen edhe platformat on-line, të cilat nuk duhet të transmetojnë reklama të tilla. Sipas tij, nëse ndodh e kundërta, qeveria do t’i mbyllë me forcë ato.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb