SHBA- Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Wess Mitchell ka uruar Shqipërinë pas vendimit të sotem të Komisionit Europian, i cili i dha vendin tonë rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave me BE.

Pak minuta deklaratës zyrtares së KE-së, Federica Mogherini, ndihmëssekretari Mitchell ka pritur në një takim në Washington, ministren shqiptare të Mbrojtjes, Olta Xhacka.

“Urimet më të mira! E sotmja një ditë për t’u festuar”, u shpreh ai, teksa vlerësoi edhe kontributin e Shqipërisë në NATO.

“Shqipëria është një partner i besueshëm i SHBA, garant i sigurisë në rajon”, shtoi Mitchell.

Ndërsa ministrja Xhacka nga ana e saj tha se: “Deri në vitin 2024, 2% e GDP do t’i dedikohet mbrojtjes”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb