Kroacia sot ka shënuar rritje rekorde të numrit të të infektuarve me koronavirus.

Sipas të dhënave më të fundit, në 24 orët e fundit janë regjistruar 8587 raste dhe 32 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19.

Siç thuhet, në spital janë 1841 persona, ndërsa me aparate respiratore 230 pacientë, raporton index.hr.

Kujtojmë se një numër i madh i të infektuarve ishte regjistruar edhe të martën, por dukshëm më pak se sot – 5845 raste.

Ndryshe, Kroacia deri më tani ka regjistruar 736 mijë raste ndërsa kanë nderuar jetë 12731 njerëz.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: